Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri në ora 16:19 kanë votuar 527 mijë e 547 qytetarë apo 26.07 për qind.

Nga 2571 votime sa janë gjithsej, 97.47 për qind e tyre janë procesuar.

Reklamë

Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar qetë dhe pa pengesa.

/Reporteri.net/