Kryetari aktual i Junikut dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ruzhdi Shehu, ka thënë se votat nga diaspora ia sigurojnë fitoren pa balotazh.
Shehu ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për mbështetjen, duke e cilësuar rezultatin si “fitore historike për Junikun”.
“Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: vazhdojmë +4 pa balotazh së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Shehu.
Rezultatet preliminare tregojnë se Ruzhdi Shehu ka siguruar afro 48 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e AAK-së, Agron Kuçi, me rreth 41 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e treta me mbi 11 për qind.