×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025 / KQZ

    Sot nis numërimi i votave nga jashtë

    Reporteri
    17 Tetor 2025 | 14:11

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot duke nisur nga ora 18:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë numërimi i votave të ardhura me postë nga jashtë.

    “Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, është bërë e ditur në njoftim.

    Ndërkohë, KQZ-ja më herët ka treguar se deri sot në ora 10:00 janë vlerësuar mbi 33,000 pako të ardhura me postë nga jashtë vendit, prej të cilave janë aprovuar mbi 29,000, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!