×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Tahiri e Peci në balotazh për Mitrovicën, kjo është renditja pas numërimit të votave të diasporës

    Reporteri
    18 Tetor 2025 | 21:36

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale.

    Numërimi i votave të diasporës për komunën e Mitrovicës tashmë ka përfunduar plotësisht.

    Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së, Faton Peci ka marrë 392 vota, ndërsa ai i PDK-së 236.

    Në bazë të votave me postë, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejt 15 mijë e 745 vota.

    Derisa Arian Tahiri i PDK i dyti me 15 mijë e 629 vota.

    Ky rezultat, në të cilin s’janë përfshirë ende votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të personave me nevoja të veçanta e çon Mitrovicën e Jugut në balotazh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!