×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Vazhdon numërimi i votave të diasporës, KQZ jep detaje

    Reporteri
    18 Tetor 2025 | 19:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e dytë e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale.

    Sipas njoftimit të KQZ-së, deri të shtunën në orën 16:00 janë numëruar 32 kuti me pako të fletëvotimeve të supozuara për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe 23 kuti tjera që i takojnë zgjedhjeve për kuvendet komunale.

    Nga 23 kuti postare, janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Pas verifikimit, 29,636 pako janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar, pasi nuk i kanë plotësuar kriteret e nevojshme.

    Rezultatet nga numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës janë duke u publikuar në kohë reale në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultatet lokale:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!