Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po garon edhe për një mandat, ka votuar në zgjedhjet e sotme lokale.

Shehu ka thënë se pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese.

“Të dashur junikas,

Reklamë

Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese.
Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona.
Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasve me të drejtë vote, që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot”, ka shkruar ai.