×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Voton Uran Ismaili: Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë e saj për ndryshim

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 9:37

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar pak më parë.

    Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali. Ismaili tha se në këtë ditë shpreson që qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë për ndryshim.

    “Shpresoj që Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë e saj për ndryshim, në mënyrë që të bëhet qyteti që dëshirojmë ta shohim të zhvilluar. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët që, pa dallim, të dalin dhe të votojnë, duke e shfrytëzuar këtë mundësi të madhe për t’i dhënë Prishtinës atë që e meriton – të jetë një kryeqytet simbol për të gjithë ne”, tha Ismaili. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!