×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    VV-ja në Vushtrri pas koalicionit me Tahirin: S’ka forcë që e ndalon fitoren tonë të përbashkët

    Reporteri
    20 Tetor 2025 | 15:07

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Sylejman Meholli, tha se dega e kësaj partie në Vushtrrie i jep mbështetje të plotë koalicionit parazgjedhor me kandidatin e Lidhjes Demokratike, Xhafer Tahiri.

    Sipas Mehollit, marrëveshja është arritur me mbështetje të plotë nga kryeministri Albin Kurti dhe synon “fitoren e madhe në Vushtrri” në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit 2025.

    “Bashkë për Vushtrrinë!

    Përtej çfarëdo dallimi sot kemi lidhur koalicionin e fitores në Vushtrri me LDK-në – Dega në Vushtrri e drejtuar nga kryetari i saj z. Xhafer Tahiri dhe në mbështetje të plotë të kësaj marrëveshje nga kryeministri z. Albin Kurti!

    Bashkë e kemi ndryshuar qeverisjen në vitin 2017 e bashkë do ta ndryshojmë edhe më 9 nëntor 2025!!”, shkroi ai ndër të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!