×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lokalet 2025

    Xhafer Gashi i LDK-së e Halil Thaçi i VV-së shkojnë në balotazh në Obiliq

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 23:24

    Komuna e Obiliqit shkon në balotazh, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave kur janë numëruar të gjitha kutitë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

    Në balotazh do të përballen Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Gashi i LDK-së ka dalë i pari me 46.47%, kurse Thaçi i VV-së i dyti me 44.04%.

    Lista Serbe ka dalë e treta në këtë komunë me 4.84%, para AAK-së që renditet e pesta me 2.34%.

    Në vend të gjashtë kandidati i PDK-së Nysret Kelmendi me 1.79%, kurse Shefki Salihu i Nisma-s i fundit me 0.52%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!