×
  • Lajme
  • Lajme

    Lufta ia mori jetën por historia e përjetësoi: 20 vite nga rënia e heroit Agim Ramadani

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 10:19

    Beteja e Koshares mbahet mend si një prej betejave më të përgjakshme e më heroike të luftës së UÇK-së.


    Kjo betejë ka rëndësi historike edhe për nga përmasat e saj, mënyrën e organizimit, suksesin e arritur dhe terrenin e zhvilluar. E këtu roli më i madh pa dyshim se i takonte heroit shqiptar Agim Ramadani, i cili ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, shkruan Reporteri.net.

    Agim Ramadani, komandanti i Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit, i cili gjatë luftës njihej me nofkën “Katana”, u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963, ndërsa ra heroikisht më 11 prill 1999. Agimi la pas vetes gruan Shukrien dhe tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën.

    Në 20 vjetorin e vdekjes, Ramadani llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Ai njihej edhe për dashurinë e tij për poezi dhe pikturë. Ndonëse mori plumba duke rënë në altarin e lirisë, Ramadani nuk u vra kurrë, por u përjetësua nga vepra heroike dhe letrare.

    Ndryshe Beteja e Koshares zgjati nga data 9 prill 1999 deri më 10 qershor 1999. Gjatë kësaj periudhe në luftime ranë 187 dëshmorë. Në këtë betejë  kanë marrë pjesë rreth 6000 mijë ushtarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!