×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumbardhi “mbulohet” nga mbeturinat

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 18:47

    Si edhe jo pak vende turistike edhe Lumbardhi i Pejës, është kapluar nga mbeturinat. 


    Qytetarët kanë shpërndarë fotografi nëpër profilet e tyre në Facebok, duke shprehur shqetësimin e tyre për gjendje në të cilën ndodhet ky lum.

    “Për këtë gjendje të tmerrshme fajtor jemi krejt na qytetarët e Pejës që në mungesë të vetëdijes e mosinteresimit lumin po e konsiderojmë si deponi t’mbeturinave e gjithashtu fajtore janë edhe udhëheqësit e Komunës së Pejës që me t’gjitha gjasat mbeturinat n’këtë lum nuk po i shohin si problem serioz”, ka shkruar një qytetarë në Facebook.

    Ndryshe, gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Pejë ishte protestuar kundër ndërtimit të një hidrocentrali mbi lumin Lumbardh.

    Kujtojmë ditë më parë Reporteri.net publikoi një video ku tregon se si qytetarët gjuanin mbeturinat skaj rruge në fshatin Meje të Gjakovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!