×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbani çadrat me vete, edhe sot bie shi

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 8:34

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot e nesër në do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell.


    Gjithashtu, sipas njoftimit të këtij instituti, reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

    “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan në njoftimin e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!