×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet edhe një “qendër e seksit” në Pejë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 18:02

    Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot është mbyllur një lokal në të cilin dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktime e trafikimit me qenie njerëzore.


    “Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Departamentit për Krime të Rënda, sot inspektorët komunal të Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë qendrore të hetimeve kundër trafikimit me qenieve njerëzore, ka mbyllur një lokal në qytetin e Pejës, ku dyshohet se janë ofruar shërbime seksuale nga një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.

    Gjatë këtij aksioni në vend ngjarje ka dal edhe prokurorja e çështjes, ku lokalit në fjalë nga zyrtarët përgjegjës i është vendosur vula zyrtare për mbylljen e tij”, tha prokuroria. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!