×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi, serbët shkojnë në zgjedhje: Nuk lejojmë që shqiptarët ta marrin nën kontroll Veriun

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 14:48

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.


    Ky takim u bë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna serbe në veri të Kosovës nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

    Pas këtij takimi, përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova kanë vendosur që të marrin pjesë në zgjedhje, transmeton Reporteri.net.

    Sipas mediave serbe, ata kanë deklaruar se vendimi i tyre pason pasi nuk e kanë ndërmend t’ua lejojnë shqiptarëve që të marrin nën kontroll pjesën veriore të Kosovës.

    “Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga Kosova apo Serbia, sepse nuk kemi shtet tjetër. Ne nuk do ta lejojmë Prishtinën apo dikë tjetër që në postet tona të sjellin shqiptarë apo marioneta serbe që të bëjnë atë që u thonë. Ne do të punojmë me Serbinë tonë si më parë”, u shpreh kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

    Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat serbe në veri të Kosovës do të mbahen më datën 19 maj./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!