×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet identiteti dhe mosha e burrit që vrau gruan, renë dhe veten

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:09

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.


    Kelani, tha se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje.

    “Policia e Kosovës ka pranuar sot një informacion rreth ores 13:00 për një vdekje të dyshimtë. PK ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, tha Kelani në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Ai bëri të ditur që sipas informacioneve që kanë siguruar deri tani, i dyshuari mashkull fillimisht ka vrarë gruan e tij, pastaj renë dhe vetën.

    Kelani, tha se pasi të përfundojnë hetimet do të japin detaje të reja.

    Reporteri.net ka mësuar se personi që vrau gruan dhe renë është me inicialet H.K. i cili më pas ka vrarë dhe vetën.

    Kujtojmë se raportohet se motivi i vasjes ishte sëmundja psikike e dorasit, i cili edhe para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij, e policia i kishte konfiskuar armën. /Reporteri.net/.

    Zbulohet çka çoi deri te vrasjet në Prishtinë, dorasit i ishte konfiskuar një armë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!