×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza afrohet me Kurtin, Iliri me Shpendin

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 8:26

    Pas disa përplasjeve publike, kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Ilir Dedës me Partinë Socialdemokrate.


    Janë bërë disa muaj prejse dy bashkëthemeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila e Ilir Deda, kanë nisur t’i shpërfaqin publikisht pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit. Së këndejmi, pas këtyre përplasjeve kohët e fundit është parë një afërsi e kryetares së këtij subjekti me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një përafrim i Dedës me Partinë Socialdemokrate (PSD).

    Derisa Kusari-Lila para dy ditësh mori pjesë në një tubim të organizuar nga LVV-ja në Gjakovë kundër qeverisë aktuale, Deda para pak kohësh vendosi ta mbështesë ekipin negociator, i cili bashkëkryesohet nga kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, me të cilin dikur kishte themeluar partinë Fryma e Re (FER), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Se Deda anon politikisht kah PSD-ja pohojnë edhe zyrtarët e kësaj partie, të cilët vlerësojnë se Ilir Deda e ka vendin në PSD. Ndërkohë, kryetarja e Alternativës ka thënë për “Zërin” se i takon Dedës të marrë vendim se çka dëshiron të bëjë tutje, pasi kjo parti do të vazhdojë edhe më tej të funksionojë.Ndërkaq, gjersa ka folur për pjesëmarrjen në tubimin e LVV-së, Kusari-Lila ka thënë se ky vendim ka qenë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për ta ndryshuar gjendjen aktuale në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!