×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrave të Haradinajt nuk iu intereson për ikjen e qytetarëve, asnjë prej tyre nuk merr pjesë në seancë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 12:11

    Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ikjen e të rinjve të shumtë nga Kosova.


    Kjo seancë është thirrur nga 41 deputetë të Parlamentit të Kosovës, pas raportimeve të shumta për numrin e lartë të të rinjve të cilët po lëshojnë vendin.

    Por pavarësisht numrit shqetësues të të rinjve të cilët po largohen nga Kosova, kjo çështje nuk po duket shumë e rëndësishme për kabinetin qeveritar.

    Të pranishëm në këtë seancë nuk janë asnjë prej ministrave të Qeverisë Haradinaj.

    Përpos mos-pranisë së ministrave, në sallën e Kuvendit të Kosovës ka edhe numër të vogël të deputetëve, që janë të interesuar të debatojnë për ikjen e rinisë së vendit për një jetë më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!