×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati: Numri i veteranëve nuk është i saktë, do të bëhet verifikimi me ligjin e ri

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 19:49

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, nga Gjakova ku ishte për të prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm ka folur edhe për çështjen e veteranëve.

    Ai ka paralajmëruar se me ligjin e ri do behët një verifikim, pasi ka pohuar se numri nuk është i saktë.

    “Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri. Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim. Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, ka deklaruar Murati.

    Ai ka shtyar se synimi i Qeverisë është të ofrohet mbështetje e nevojshme që të ketë një jetë të dinjitetshme secili që ka dhënë kontribut në këtë vend.

    Kujtojmë se një veteran i luftës aktualisht paguhet 170 euro. Sipas projektligjit të cilin e votuan shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës paga minimale do të jetë 264 euro ndërsa aktualisht është 130 dhe 170 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!