×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj pyet Konjufcën: Sa herë dhe pse shkove te Burdushi

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 0:17

    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka sqaruar pse po e përmend Burdushin në diskutimet e tij me Glauk Konjufcën.


    “E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?. Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka deklaruar Molliqaj.

    Molliqaj ka thënë se nuk do ta donte një deputet, një president e as një ministër të tillë.

    “Për mua është skandaloze, që figura publike që marrin vendime për qytetarët dhe vendin çajnë hallet te Burdushi. Mendoj se është mirë që edhe për këtë të dalë dhe ta sqarojë opinionin publik. Ju e pyetët mbrëmë atë, e ai thoshte pyete Molliqajn. Pse mua? Unë nuk kam qenë te Burdushi”, ka thënë Molliqaj në ktv, shkruan koha.net.

    Kujtojmë se Hoxhë Basri Peqani, i njohur si Burdushi, ka qenë i arrestuar dhe aktualisht është në masën e mbrojtjes në liri, për mashtrim.

    Dardan Molliqaj: Glauk Konjufca përveç në SHIK ka qenë edhe në PDK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!