Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se mbrojtja e UÇK-së nuk është çështje e një partie, por përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore.

Ky reagim i saj vjen pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës, veprim ky i bërë nga presidentja Justina Shiroka Pula pas kërkesës së PDK-së.

Për këtë veprim, Musliu ka thënë se PDK-ja është e bindur se e ka bërë më të mirën.

Reklamë

“Pas kritikave të shprehura nga ekspertë të ndryshëm dhe propozimit të organizatorit të protestave që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim, PDK-ja e bindur që ka bëre më të mirën e mundshme ka ndërmarrë sot këtë hap zyrtarisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri. Ne dëgjojmë argumentet, i marrim parasysh vërejtjet dhe jemi të gatshëm ta përmirësojmë ligjin, pa hequr dorë nga qëllimi ynë: forcimi i sigurisë juridike dhe garantimi i të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë.”, ka thënë ajo.

Sipas saj, përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje, por përgjegjësi.

“Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi. Paralelisht, do të vazhdojmë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së çlirimtarëve tanë në Hagë. UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.