×
  • Lajme
  • Lajme

    Myslimanë e të krishterë luten së bashku për të vrarët nga sulmi terrorist në Zelandë të Re

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 18:51

    Edhe pse autoritetet bënë apel tek qytetarët që të mos bëjnë lutje nëpër vende të adhurimit, pas sulmit në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, një numër i madh i tyre u mblodhën për t’u lutur për të vrarët në xhaminë Lakemba në Sidnei.


    Mediat australiane raportuan se ishin së paku 1,000 besimtarë në xhaminë kryesore, ndërsa theksuan se në lutje u bashkëngjitën edhe të krishterë.

    “Një skenë vërtetë e jashtëzakonshme në xhaminë Lakemba sonte. Besimtarë kanë pushtuar rrugët. Ndjenjë e thellë e pikëllimit dhe zisë. Në mbështetje kanë dalë edhe një numër i politikanëve”, ka thënë përdoruesi i Twitterit, Alex Hart, transmeton portali Koha.

    Policia u ka bërë thirrje myslimanëve të mos shkojnë në xhami për shkak të rrezikut të shtuar për ndonjë sulm, por ata injoruan thirrjet dhe dërguan një mesazh të bashkimit, raportojnë mediat britanike, transmeton “AljazeeraBalkan”.

    Gjatë lutjeve, besimtarët po ruheshin nga forca të shumta policore.

    Sulmuesit hapën zjarr në dy xhami në Christchurch dhe vranë së paku 49 persona në sulmin më të rëndë që ka ndodhur në shtetin e Paqësorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!