Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se refuzimi i Bekim Sejdiut, mga gjashtë deputetët e LDK-së, nuk ësht në interes të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.
“Konsideroj që t’i thuhet jo një propozimi të përbashkët, që ka për qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe konstituimin e institucioneve, nuk është një vendim i duhur dhe në interes të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë Nagavci, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E pyetur për mundësinë e përpjekjeve me Aleancën dhe partitë e tjera, Nagavci tha se i di qëndrimet e PDK-së dhe Aleancës, por shprehu pritjen që secili deputet ta ushtrojë përgjegjësinë që i është dhënë me mandat.
“Gjithsesi unë pres dhe besoj që secili deputet duhet të jetë në nivel të përgjegjësisë dhe të bëjë gjithçka që është në mandatin e tij dhe përfundimisht të dilet nga ky ngërç dhe të konstituohen institucionet”, deklaroi ajo.