×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshe e pamundur të ndalën: Bllokues të valëve në shkolla për ta parandaluar kopjimin në maturë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 8:24

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është duke u përgatitur për të ndërmarrë hapa të rinj për të parandaluar kopjimin në testin e maturës.


    Ky institucion ka paralajmëruar vendosjen e “zhurmuesve të valëve telefonike” në shkolla, në mënyrë që të pamundësohet funksionimi i telefonave celularë gjatë mbajtjes së këtij testi, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Një hap i tillë pritet të ndërmerret për shkak të problemeve në të kaluarën, ku maturantët fotografonin testin duke e hedhur në rrjete sociale nga ku kërkonin ndihmë.

    Kryetari i Komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, ka thënë se presin që këtë vit procesi i testit të maturës të shkojë si duhet dhe pa probleme.

    Ai nuk ka treguar për koston që pritet t’i kushtojë MASHT-it vendosja e pajisjes së bllokimit të valëve telefonike, duke thënë se nuk e di.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!