×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Këshillin e Evropës diskutohet për situatën në Kosovë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 12:34

    Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Xhavit Haliti, Aida Derguti, Srdjan Mitroviq, Ismet Beqiri, Mufera Sinik, dhe Gani Dreshaj, po merr pjesë në Sesionin e Dytë të Rregullt dhe në mbledhjet e komisioneve të kësaj asambleje.


    Sot, në Komsionin për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është diskutuar për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Evropës, ku në raportim ishin të ftuar Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari dhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenoviq.

    Në fokus të raportimit ishte infrastruktura ligjore për të drejtat e njeriut; të arriturat; vështirësitë, si dhe implementimi i përdorimit të gjuhëve të minoriteteve në institucionet e Kosovës. Pjesëmarrës në diskutim ishin edhe anëtarët nga Britania e Madhe, Serbia dhe Kosova. Por, në këtë takim nuk ishte prezent raportuesi për Kosovën, deputeti nga Spanja, Jardi Roca Mas.

    Për mosprezencën e tij pati vërejtje nga anëtarët e këtij komisioni. Kryetarja e Komisionit, Ria OOMEN-RUIJTEN, u zotua se në Sesionin e Tretë të Rregullt që do të mbahet me datë 24-28 qershor 2019, do të vjen me një sugjerim për bashkëpunim më të mirë në mes të delegacionit të Kosovës dhe të Serbisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!