×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën masa të rrepta të sigurisë, Kadri Veseli sillet te selia e EULEX-it në Prishtinë

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 18:16

    Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës në shtëpinë e tij në Mitrovicë është nisur për në Prishtinë.

    Veseli ka përfunduar tashmë vizitën në shtëpinë e tij pas arritjes nga Haga.

    Gjatë vizitës në shtëpi, ai ka qenë i shoqëruar nën masa të rrepta të përcjelljes nga EULEX-i, teksa fillimisht u ndal tek varri i nënës së tij, Ajshe Veselit, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

    Kujtojmë se Kadri Veselit i ka ndërruar jetë edhe babai muaj më parë, teksa Veseli vazhdon të mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!