Ka nisur sot rrënimi i shtëpisë në Rrugën A në Prishtinë, e cila ishte në prag të shembjes për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dje kishte dalë me një sqarim duke thënë se shtëpia ishte ndërtuar në tokë të komunës.
Rama gjithashtu i kishte bërë thirrje pronarit të shtëpisë që të mos e pengonte rrënimin.
“Evakuimi i familjeve që banonin në këto objekte është bërë para 2 vitesh, për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe ❌ rrezikut të rrëshqitjes së dheut. Edhe pse këto objektet kanë qenë të ndërtuara pa leje në pronë komunale, Kryeqyteti ka paguar dhe vazhdon të paguaj shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.
Lusim personin në fjalë që të mos rrezikojë jetën e tij dhe të ekipeve tona duke hyrë në këtë zonë, e cila mbetet e rrezikshme për shkak të punimeve ❌ dhe është pronë komunale”, kishte shkruar Rama dje.