×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA shtrinë rrjetin e punësimeve edhe në nivel Komunal

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 20:14

    Milazim Hajredini, i diplomuar në degën e Filozofisë dhe Driton Gashi, master i Filozofisë, po pretendojnë se mbetën pa një vend pune në arsim, vetëm pse nuk janë pjesë e NISMËS së Fatmir Limajt.


    Që të dy ankohen se në konkursin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren për lëndën Filozofi dhe logjikë në shkollën e mesme “Remzi Ademaj”, u përzgjodh një kandidate, e cila nuk e ka kualifikimin e duhur as për të hyrë në listën e ngushtë.

    Përveç ankesave që i kanë drejtuar në Komisionin përzgjedhës, këta kandidatë për mësimdhënës thonë se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore derisa të anulohet ky konkurs që u hap në dhjetor të 2018-s.

    Kandidati Hajredini akuzon drejtorin e Arsimit, Skënder Susuri, se ndikoi që në punë të pranohet Gentione Gigollaj – Shalaj.

    Sipas tij, ajo është familjare e kryetarit të degës së Nismës në Has, raporton ktv.

    Por, këto i mohon drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri.

    Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e mësimdhënësit, thonë se e përzgjedhura për këtë pozitë tashmë ka nisur punën, por sipas drejtorit të Arsimit, kjo nuk mund të ndodhë pa u shqyrtuar ankesat e kandidatëve tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!