×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person ka kanosur nënën dhe gruan e tij në Gjilan

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 13:17

    ​Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Gjilan, me ç’rast është arrestuar një person.


    I dyshuari sipas policisë ka kanosur nënën dhe gruan e tij.

    “Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!