×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është në Siri, kështu ka marrë pamjen pas shembjes hoteli ku vdiq 28 vjeçari në Mitrovicë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:23

    Një ditë pas shembjes ish-hoteli “Adriatiku” në Mitrovicë ku nën rrënoja u zu i riu Visar Behrami, i cili po punonte, ka marrë pamjen sikur të ishte objekt i bombarduar në Siri.


    Pjesa e hotelit të shembur është e rrethuar me shirit sigurie, por nga ana e përparme e tij mund të hynë lirshëm kushdo që dëshiron, çka tregon fatkeqësisht jo seriozitetin e inspektorati të kësaj komune karshi ngjarjes që ndodhi dje.

    Por siç duket pushtetarët mitrovicas fare nuk kanë dale në vend të ngjarjes pasi zv.kryetari Faruk Mujka thoshte se komuna është në terren dhe se ka marrë veprimet e saj, por që realiteti është ndryshe.

    Ai ka treguar se punët aty po zhvilloheshin pa leje dhe në vikend, gjë që u ka ikur syrit të institucioneve.

    Ndërsa lartë tek Kroni i Vitakut është shtëpia e familjes së Visar Behramit të riut të ndjerë. Të afërm të mërzitur, mitrovicas e gazetarë të shumtë të martën ia mësynë derës së kryshnoshit, shkruan ndërtimi.info.

    Djali axhes së tij, Lavdim Behrami foli për media duke treguar se i ndjeri po punonte aty pa kontratë pune dhe sipas asaj që kishte dëgjuar po punonte edhe pa mjete mbrojtëse.

    Ai nuk ka pasur asnjë komunikim me pronarin e kompanisë, pasi ai është në mbajtje nga Prokuroria e Shtetit.

    Kujtojmë se Reporteri.net mbrëmë ka qenë i pari nga mediat që ka raportuar për rastin në fjalë deri në momentin që është gjetur trupi i pajetë i të riut.

    Poashtu Reporteri ka raportuar mbrëmë se janë arrestuar punëdhënësi (kontraktuesi), punëmarrësi (pronari i kompanisë që ka kryer punën).

    Sipas rrëfimeve të mitrovicasve, Hotel Adriatiku kishte filluar punë në vitin 1966, duke qenë një prej hoteleve kryesore në qytetin e minierave, që dikur quhej Mitrovica e Titos.

    https://www.facebook.com/ndertimiinfo/videos/573323429828507/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!