×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk kishte të interesuar”, Thaçi tregon arsyen se pse imamët nuk po ligjërojnë në disa burgje

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 19:57

    U përzgjodhën për të ligjëruar në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit fetar. Por, imamët nuk po e kryejnë këtë detyrë në të gjitha qendrat e korrektimit ashtu siç parashihej me anë të memorandumit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë e Bashkësisë Islame.


    Nehat Thaçi, tregon edhe arsyen se pse imamët nuk po ligjërojnë siç ka qenë e planifikuar.
    “Nuk ka të interesuar”, ka thënë ai për T7.

    Por ndryshe deklarohen në Bashkësinë Islame të Kosovës. Sabri Bajgora, krye imam i BIK-ut thotë interesimi i të burgosurve është shumë i madh.

    “Thjesht është çështje teknike dhe kemi dashtë me pa si po mirëpriten këto ligjërata nga të burgosurit. Meqë interesimi ishte shumë i madh, besoj se do të vazhdojmë tutje”.

    Për dallim nga Thaci, Bajgora jep tjetër shifër sa i përket burgjeve ku ligjërohet.

    “Ligjëratat po shkojnë mirë. Deri më tani ligjërohet në katër burgje, në Dyz, Dubravë dhe burgun e Lipjanit për femra të dënuara dhe ato në paraburgim. Besoj se gjatë muajit Prill dhe Maj do të aktivizojmë imamët edhe në 3-4 burgje nëpër Kosovë”.

    E nëpër burgje shpejtë do të mund të ligjërojnë edhe klerikë të tjerë.

    “Javën e kaluar ka ligjeruar në një burg një prift ortodoks”.

    Vitin e kaluar Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islami patën nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, me të cilën lejohej ligjërim i hoxhallarëve nëpër burgjet e Kosovës, pas alarmimeve se nëpër këto institucione po radikalizohen të burgosurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!