Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar edhe njëherë arrestimin e eprorit policor Bojan Jevtic, në operacionin kundër spiunazhit nga Prokuroria Speciale, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Sveçla ka thënë se Jevtic është arrestuar nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë, shkruan Reporteri.net.
“Fatin e këtyre rasteve do ta ketë dhe kushdo tjetër që përpiqet të minojë punën dhe rolin e besuar në Polici. Ndaj si çdo herë do të jemi të pakompromistë dhe vigjilentë përballë çdo përpjekje që nëpërmjet hapësirës që vendi ynë u jep në Polici të kthehet në sulm ndaj republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka lavdëruar institucionet e sigurisë për këtë aksion.
“Profesionalizmi, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës edhe ketë here ka treguar se është thelbësor në arritjen e rezultateve në luftën ndaj veprimtarive të kundërligjshme në mënyrë specifike atyre të rrezikshmërisë së lart që shpesh herë burimin e kanë në strukturat e inteligjencës serbe”, ka shkruar Sveçla.
Për arrestimin e Bojan Jevtiq raportoi edhe Gazeta Online Reporteri.net.
Për aksionin, mëngjesin e së enjtes u deklaruar edhe Prokuroria Speciale përmes një njoftimi ku thanë se detajet do të zbulohen pasi të përfundoj.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Reporteri.net
Prokuroria Speciale, AKI dhe IPK, operacion kundër spiunazhit në Kosovë