×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita serbe bojkoton zgjedhjet në veri të Kosovës, kjo është arsyeja

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 18:50

    Partitë opozitare serbe të Kosovës, kanë marrë vendim që t’i bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat veriore.


    Përfaqësuesit e opozitës serbe të Kosovës, do të formojnë një parti të vetme e cila do të emërohet Aleanca për Kosovën e cila do të jetë e ngjashme me Aleancën për Serbinë.

    Përfaqësuesit serbë të opozitës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 19 majit për katër komunat veriore.

    Në këtë takim përveç partive opozitare serbe, siç shkruajnë mediet serbe, kanë marrë pjesë edhe disa organizata.

    Nenad Radovanoviq, drejtor i Organizatës së Drejtësisë Popullore, ka thënë se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në veri të Kosovës, shkruan lajmi.net.

    “Në këtë moment nuk ka kushte për mbajtjen e ndonjë zgjedhjeje në Serbi”, ka thënë ai, duke e cilësuar Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi që sipas tij, kjo duhet të zbatohet në bazë të rregullores së Serbisë për zgjedhjet në këtë pjesë të Kosovës.

    Ndryshe, Lista Serbe ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore të vendit pas takimit që zhvilluan sot në Beograd me presidentin, Aleksandar Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!