×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Ceremonia zyrtare

    Osmani: Askush nuk mund ta njollosë luftën e UÇK-së

    Reporteri
    17 Shkurt 2026 | 12:48

    Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    Ajo tha se askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtareje, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot”, tha Osmani në fjalimin e saj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!