Kosova të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen reshje gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 31°C. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme, megjithatë temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike.
Indeksi UV do të jetë 5–6, nga mesatar deri i lartë, ndaj rekomandohet mbrojtje nga ekspozimi i zgjatur në diell, veçanërisht gjatë mesditës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




