×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Pas javësh në paraburgim në Serbi, lirohet Dukagjin Maxhuni

    Reporteri
    04 Shtator 2026 | 8:28

    Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht në pikën kufitare në Batrovc, teksa po kalonte nga Serbia drejt Kroacisë.

    Sipas Kocit, Maxhuni fillimisht ishte ndaluar për verifikim, ndërsa më pas ishte transferuar në Beograd, ku i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimet për krime lufte.

    Koci ka thënë se që nga fillimi kishte deklaruar se Maxhuni nuk ishte fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndronin.

    “Dukagjin Maxhuni është liruar! Sot është i lirë dhe po kthehet te familja e vet”, ka shkruar Koci.

    Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin profesional edhe për qytetarët e tjerë nga Kosova që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht.

    “Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të. Ky është misioni im”, ka shkruar Koci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!