Biznesmenët e Kosovës kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po ankohen me mungesë të fuqisë punëtore.
Telashe me gjetjen e punëtorëve po kanë edhe disa biznese në kryeqytet.
Një përfaqësues i tyre, po i lë faj edhe qeverisë se nuk ka politika për menaxhimin e mirë të fuqisë punëtore në vend.
Me mungesë të punëtorëve po përballen edhe drejtuesit e një prej pastiçerive të kryeqytetit. Ata thonë se ka dy javë që kanë publikuar njoftimin për punëtorë, por që ka pasur numër të vogël të të interesuarve.
Sipas tyre edhe ata që janë paraqitur nuk kanë qenë të kualifikuar për punën specifike që duhet të bëhet në pastiçeri.
Ndiqeni kronikën:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.