×
  • Lajme
  • Lajme

    Patriarku Irinej sot po qëndron në Pejë, ditëve në vazhdim nëpër të gjitha kishat e Kosovës

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 9:20

    Patriarku serb Irinej mbrëmë arriti në Patriarkanën e Pejës, gjersa në ditët në vijim do të vizitojë  edhe kishat tjera në Kosovë.


    Këtë mëngjes Irinej udhëhoqi liturgjinë e shenjtë në Patriarkanën e Pejës, shkruan rts, transmeton Reporteri.net.

    Gjatë ditës,  ai do të vizitojë edhe Manastirin e Deçanit dhe enklavat serbe nëpër Kosovë.

    Ndryshe Irinej disa herë kishte thënë se serbët nuk do të lejojnë asnjëherë që Kosova të shkëputet nga Serbia. Ai madje Kosovën e kishte cilësuar edhe si Jerusalemin e Serbisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!