×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja zgjedh kryetarin e degës sē Suharekës

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 18:06

    Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Suharekës, ku siç thotë pas një gare fer e demokratike ndërmjet tre kandidatëve, kryetar i degës u zgjodh Ramë Vataj, shkruan Reporteri.net.


    Delegatët e Kuvendit Zgjedhor në Suharekë po ashtu votuan për anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe propozuan delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

    Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë aktivistët dhe strukturat e PDK-së për punën e deritashme në realizimin e procesit zgjedhor në secilën lagje të Komunës së Suharekës.

    Hoxhaj po ashtu tha se PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit dhe për integrimin në strukturat euro atlantike.

    Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, folën për platformën Dekada e Re e cila do të thotë evropianizim i Kosovës dhe perspektivë e sigurt për të rinjtë dhe gratë.

    Në emër të degës, prezantoi një raport kryetari i deritashëm i degës Blerim Xhemjali.

    PDK po shkon drejt fundit të mbajtjes së zgjedhjeve në mbarë lokalitetet e Republikës së Kosovës, që do të rezultojnë me mbajtjen e Konventes Qendrore ku do të zgjedhet kryetari i partisë, kryesia qendrore dhe Këshilli Drejtues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!