×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    PDK kërkon hetim për ekspozitën mbi masakrat

    Reporteri
    28 Mars 2026 | 16:13

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar llogaridhënie për financimin e ekspozitës së disa masakrave të paraqitur në sheshin qendror të Prishtinës – përmbajtjet e së cilës janë identifikuar si të pasakta.

    PDK-ja e ka konsideruar të papranueshme dhe skandaloze ekspozitën duke thënë se e shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.

    “Çdo përpjekje për t’i relativizuar krimet e kryera në Kosovë, për t’i manipuluar faktet apo për ta deformuar të vërtetën, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike”, njoftoi PDK.

    PDK-ja ka paraqitur disa kërkesa:

    * Sqarim të plotë publik mbi mënyrën se si është përgatitur dhe miratuar kjo ekspozitë.

    * Identifikimin dhe mbajtjen përgjegjës të të gjithë zyrtarëve të përfshirë në financimin dhe promovimin e saj.

    * Kërkimfalje publike ndaj familjeve të viktimave dhe qytetarëve të shtetit të Kosovës.

    * Hetim për elemente të mundshme të veprës penale, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shpërdorimit të parasë publike dhe cenimit të interesit publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!