×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita mban të bllokuar foltoren dhe bëjnë zhurmë së sallë, Konjufca insiston të vazhdojë seanca

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 18:00

    Foltorja e Kuvendit po vazhdon të jetë e bllokuar nga deputetët e PDK-së dhe disa të AAK’së.

    Megjithëse kryetari Konjufca ka kërkuar që ata të largohen për të rifilluar seancën, të njëjtit nuk kanë pranuar të largohen.

    Ata po lëshojnë brohorima dhe me raste po kërcasin tek foltorja.

    Konjufca ndërkohë po tenton të vazhdojë seancën.

    Kundër vazhdimit të seancës janë paraqitur edhe deputetët e LDK’së, përkundër se të njëjtit po qëndrojnë tek ulëset e tyre.

    Deputeti Armend Zemaj, i ka lexuar Konjufcës rregulloren e Kuvendit, ku thuhet se në rast tensione të vazhdueshme, Kryeparlamentari detyrohet ta ndërpresë seancën.

    Konjufca nuk pranoi kërkesën e Zemajt, duke thënë se ky mund të bëhet një “precedent”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!