×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryetari i Mitrovicës së Jugut

    Peci deklarohet pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 20:28

    Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci njofton se ka pritur në zyrën e tij Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina.

    Peci thotë se në takim ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë me mision paqeruajtës.

    “Ne, si Komunë, jemi të angazhuar përmes veprimeve konkrete institucionale e projekteve zhvillimore, të krijojmë mundësi të gjithëpërfshirjes, të hapim ura bashkëpunimi dhe ti kontribojmë paqes e stabilitetit”, shprehet Peci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!