Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Faton Pecin pasi mori detyrën e kryetari të Mitrovicës së Jugut.
Kryetari i Mitrovicës e priti Presidenten Osmani me një buqetë me lule.
Pas takimit Osmani u shpreh besimplotë për udhëheqje të mirë me këtë komunë nga ai, por edhe ekipi e tij të cilën e quan të jashtëzakonshme.
“Urime për marrjen e kësaj detyre, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, por njëkohësisht edhe sfiduese, por jam e besimplotë që do t’ia dilni ju dhe ekipi i jashtëzakonshëm në mënyrë që për të gjithë qytetarët të sillni më shumë perspektivë, projekte, më shumë zhvillim dhe më shumë shpresë. Ne me Fatonin njihemi që një kohë të gjatë, kemi shkuar në shkollë bashkë, jemi rritur në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet dhe nga njëra anë jam besimit që do të rregullohen edhe me angazhimin e kryetarit dhe ekipit të tij, por edhe me mbështetjen tonë nga niveli qendror, sepse qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë dhe meritojnë që, përkundër sfidave me të cilat janë ballafaquar jo vetëm viteve ’90-të, por fatkeqësisht edhe pas luftës, që tanimë t’iu hapet rruga e perspektivës. Ky qytet ku jemi rritur ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore që ia ka falur Zoti, por edhe për shkak të traditës që ka, potencialit që kanë njerëzit e Mitrovicës dhe historisë. Tani sidomos gjeneratat e reja presin që të ecim përpara”, tha Osmani pas takimit që pati me Pecin.

