×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Për herë të parë, një kadet i QSU-së studion në Universitetin Norwich në SHBA

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 17:57

    Një kadet i Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka nisur studimet semestrale në Universitetin Norwich në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bursë studimi.

    Sipas njoftimit të FSK-së, kjo është hera e parë në historinë e QSU-së që një kadet i saj ndjek studime semestrale në këtë universitet amerikan me bursë.

    FSK-ja e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për QSU-në, duke theksuar se mundësia për studime jashtë vendit është pjesë e përpjekjeve për avancimin e edukimit ushtarak dhe akademik të kadetëve.

    Në njoftim thuhet se kjo arritje pasqyron edhe qasjen dhe vizionin e komandantit të FSK-së, gjeneral Jashari, dhe komandantit të QSU-së, major Budeci, për avancimin e shkollimit ushtarak dhe zhvillimin profesional të kadetëve.

    Sipas FSK-së, suksesi i kadetit dëshmon se kadetët e QSU-së kanë arritur një nivel akademik, profesional dhe ushtarak që u mundëson të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga akademi dhe universitete prestigjioze ndërkombëtare.

    “Kjo mundësi është më shumë se një përvojë individuale akademike; ajo përfaqëson një investim në gjeneratën e ardhshme të oficerëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

    FSK-ja e ka vlerësuar këtë mundësi edhe si dëshmi të potencialit të kadetëve për ta përfaqësuar Kosovën në institucionet akademike dhe ushtarake ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!