Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora mbrëmë në ora 23:24.
Deri tani janë procesuar 67 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej.
Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 52.14 për qind apo 10 mijë e 744 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 5 mijë e 853 vota apo 28.40 për qind, ndërsa 1 mijë e 673 vota ka marrë Partia Demokratike e Kosovës, apo 7.94 per qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri tani numëron 980 vota apo 4.76 për qind.
/Reporteri.net/
