Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seancë gjyqësore kundër Glauk Konjufcës, i cili po akuzohet për hedhjen e gazit lotësjellës në seancat e Kuvendit.

Në këtë seancë është vendosur që aktgjykimi ndaj Konjufcës të bëhet më 28 gusht.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Reklamë

Gjykata e Apelit prishi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.