×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lipjanit

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 16:29

    Është mbajtur sot akademi përkujtimore në nderim të 20-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, shkruan Reporteri.net.


    Me këtë rast kreu i komunës, Imri Ahmeti ka deklaruar se përkujtimi dhe nderimi për dëshmorët dhe martirët nuk është çështje vetëm protokolare, as çështje e fotove por është ndjenjë përgjegjësie e reflektimi për të punuar korrekt në realizimin e synimeve dhe amaneteve të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit.

    “Nuk duhet të ndalemi vetëm në përkujtime e nderime, POR nderimi më i madh u bëhet gjithë Dëshmorëve e Martirëve duke punuar pastër e pahile, duke ruajtur e duruar njëri tjetrin, duke zhvilluar vendin tone”, ka shkryar Ahmeti në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!