×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Incidenti

    Përleshja në Komunën e Prishtinës, tre persona shoqërohen në polici

    Reporteri
    24 Shtator 2025 | 14:04

    Një incident  ka ndodhur pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kjo pas dështimit të seancës për buxhetin. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se tre persona janë shoqëruar në lidhje me incidentin.

    “Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në kryeqytet, Enis Pllana.

    Fillimisht u raportua për sulm fizik ndaj kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupina, por asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, ka thënë se bëhet fjalë për një sulm ndaj asamblistit të kësaj partie, Sami Salihu.

    Ajo ka akuzuar familjarë të Kupinës për sulmin.

    Megjithatë, në disa pamje të publikuara në media shihet se Kupina ka pranuar trajtim mjekësor./Reporteri.net/

    Përleshje në Komunën e Prishtinës pas mbledhjes për buxhetin, LDK: Djali i Fehmi Kupinës sulmoi asamblistin tonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!