Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se partia e tij do ta pranojë rezultatin, pavarësisht nëse fiton apo humbet.

“Ne gjithmonë do të sillemi me përgjegjësi. Nëse humbasim, do ta njohim vullnetin e votuesve, ndërsa nëse fitojmë, askush nuk do të na e marrë atë fitore”, u shpreh Vuçiq para gazetarëve.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë një moment vendimtar për drejtimin që do të marrë Serbia, duke e paraqitur votimin si një zgjedhje mes së ardhmes dhe së kaluarës.

Reklamë

Kreu i shtetit serb kritikoi gjithashtu periudhat e mëparshme të privatizimeve dhe të vështirësive ekonomike, duke thënë se qytetarët do të vendosin përmes votës së tyre.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të përfundonte në opozitë, Vuçiq tha se kjo do të varet nga rezultati dhe se do të duhet të bisedojë me partitë e tjera opozitare.