Përleshje fizike në procesin zgjedhor të PDK-së në Skenderaj

Tensione dhe përplasje janë zhvilluar sot në nëndegën e PDK-së në Klinën e Epërme të Skenderajt, gjatë procesit të brendshëm të këtij procesi zgjedhor. Kuvendi është ndërprerë.


Përkrahësit e kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit dhe Nuredin Lushtakut kanë sulmuar fizikisht kryetarin e të rinjve të PDK-së në Skenderaj, Alban Berisha, shkruan Express.

M.M dhe A.M kanë sulmuar Berishën. Këta dy janë në lidhje familjare dhe njëri prej tyre është edhe shofer i kryetarit Jashari.

Për këtë ngjarje Bekim Jashari tha se nuk ka asnjë informacion dhe ndodhet në Prishtinë.

“S’kam koment”, tha shkurt ai.

Lidhur me këtë përleshje fizike s’ka folur asnjë zyrtar i PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun dhe Nuredin Lushatkun.