×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Postimi

    Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble

    Reporteri
    10 Shtator 2026 | 14:46

    Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka vendosur për të themeluar kompaninë komunale “Pastrimi”. Rama ka thënë se Prishtina është rritur dhe nevojat janë shumëfishuar, prandaj sistemi aktual nuk po arrin t’iu përgjigjet nevojave.

    Ai ka ftuar që nesër në Asamblenë Komunale që edhe LVV të votojë për themelimin e kësaj kompanie komunale.

    Reagimi i plotë:

    Nesër në Asamblenë e Kryeqytetit votohet një prej vendimeve më të rëndësishme për Prishtinën, themelimi i Kompanisë Komunale “Pastrimi”.

    Gjendja me mbeturina nuk mund të vazhdojë kështu! Prishtina është rritur, nevojat janë shumëfishuar, ndërsa sistemi aktual nuk po arrin t’u përgjigjet nevojave të Kryeqytetit.

    I ftoj të gjithë asamblistët, e në veçanti asamblistët e Vetëvendosjes VOTOJENI NESËR THEMELIMIN E KOMPANISË KOMUNALE “PASTRIMI”.

    Qytetarët ju kanë votuar me marrë vendime që ua zgjidhin problemet. Bërllogu është në lagjet ku jetoni edhe ju, në rrugët ku kalojnë fëmijët tuaj, në qytetin ku jetojnë familjet tuaja!

    Nëse vendosni me penalizu vetvetën për politikë, atëherë kjo kalon çdo logjikë. Propozimi është gati. Zgjidhja është gati. Votojeni

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!